Parakalimi i gabuar, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit apo mosvendosja e rripit të sigurimit janë disa nga shkeljet më të zakonshme që kanë sjellë ndëshkime për shoferët. Gjatë vitit të kaluar, policia rrugore ka vendosur rreth 1.1 milionë gjoba, një shifër që shënon një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Rritja e qarkulimit ka sjellë një më shumë kundravajtje, që nga ana tjetër reflektohet në rritjen e numrit të gjobave. Ne jemi të ndërgjegjshëm që sot po shohim shumë kundravajtje në rrugë.” Shprehet Arben Luzi, ekspert i sigurisë rrugore.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në vend numërohen rreth 1.1 milionë leje drejtimi aktive, duke bërë që mesatarisht çdo shofer të jetë ndëshkuar të paktën një herë gjatë vitit të kaluar.

“Këto janë sasi shumë e madhe të gjobave, nëse do i llogarisnim një patrulle të përgjithshme, nuk i del koha në sektroin ku operon të vendos kaq shumë kundravajtje duke rritur numrin e gjobave.”Shprehet ndër të tjera zoti Luzi.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e numrit të gjobave është shtimi i fluksit të lëvizjes, i nxitur nga rritja e numrit të shtetasve të huaj, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Gjatë kësaj periudhe, 30% e totalit të gjobave u vendosën pikërisht për shkak të këtij intensifikimi të qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu