Nis kampionati evropian i “Futsal” 2024 për meshtarët, ku 17 skuardra kombëtare nga gjithë Evropa do të jenë në Shkodër për 4 ditë nga data 5-9 shkurt.

Kombëtarja Shqiptare e cila pret për herë të parë në Shqipëri skuadrat Evropiane, i është besuar emrit të njohur Z. Armando Cungu, ku pikërisht në qytetin e Shkodrës do mirëpresi për 4 ditë kampionatin EUROPEAN CHAMPIONSHIP OF FUTSAL FOR PRIESTS 2024 duke zgjedhur pikërisht Shkodrën si djepin e artit e kulturës, futbollit, por edhe si djepin e harmonisë fetare, ndaj është dashur që këto tre elemente të vendosen sëbashku për këtë aktivitet, ku përtej sportit, është dhe një mundësi për të promovuar Shqipërinë dhe vlerat e saj. 

Ky kampionat ka filluar rrugëtimin e tij në vitin 2015 në Austri. Nga ajo kohë deri më sot, Kombëtarja Shqiptare ka marr pjesë në çdo edicion të këtij eventi ku veç futbollit si sport, bashkëndahen momente vëllazërore mes njëri tjetrit duke nxitur e promovuar njëkohësisht vlerat e vendeve pjesëmarrëse. 

Shqipëria nis kështu garën ditën e nesërme si pjesë e Grupit C, më poshtë grupet: 

GRUPI A

Austri

Bjellorusi

Bosnjë dhe Hercegovinë 

GRUPI B

Sllovaki

Serbi

Hungari 

GRUPI C

Kroaci

Shqipëri

Slloveni 

GRUPI D

Portugali

Kazakistan

Rumani

Mali i Zi 

GRUPI E

Itali

Republika Çeke

Poloni

Kosovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu