Gjimnazi “Jordan Misja” me dramën “Emigrantët” u shpall fitues i festivalit të teatrove për të rinj 2025. Loja e dy aktorëve Ebis Artunda dhe Arbër Vata, e sjellë nën regjinë e Simon Shkrelit, mori vlerësimet maksimale të jurisë.
“Emigrantët” është një tragjikomedi nga S.Mrozhek, një ndër figurat më të rëndësishme të dramaturgjisë dhe teatrit evropian të shekullit të kaluar. Vepra është një portretizim i hidhur e ironik i dy emigrantëve të zënë në shoqërinë e palakmueshme, por shpeshherë edhe mallëngjyese të njëri tjetrit në një bodrum pa dritare, në natën e Vitit të Ri. Ajo është historia e djeshme dhe e sotme emigrantëve, sfidë me të cilën bota përballet.
Youth Theater Festival, është një traditë e bukur mes shkollave të mesme të Shkodrës, që synon të lidh të rinjtë me teatrin, por edhe të zbulojë talente të reja,që nesër mund të jenë yjet e skenës.