Gjatë këtyre ditëve ka qarkulluar në rrjete sociale videoja e një familjeje në nevojë në fshatin Trush, Njësia Administrative Bërdicë.
Pasi u njohëm me kushtet aspak të përshtatshme të banesës, ku familja me 4 pjesëtar jetonte, nisën punimet sot falë kontributit dhe solidaritetit të banorëve të fshatit, një iniciativë e ndërmarrë edhe në muajin e Ramazanit.
Të bëhemi të gjithë bashkë për të ndihmuar dhe mbështetur familjen Mlloja në Trush!
Bamirësia nuk të varfëron por të mbush shpirtin plot!