Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve Mikelian Toma, 32 vjeç dhe David Simoni, 34 vjeç, të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty, nga këta shtetas, më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 33-vjeçarit. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. P., 64 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. Sh., 36 vjeçe, banuese në fshatin Gramsh, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Kukël-Barbullush”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. K., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja V. Sh., pasagjere në automjetin me drejtuese shtetasen O. Sh. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 29 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar një automjet në të cilin mbante pa leje, shenja dalluese si të Policisë (fenelina), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu