Miklovan Dakaj 30 vjeç nga Shkodra është gjetur i pajetë në Marbella të Spanjës. Trupi i pajetë u konstatua pranë brigjeve të detit. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet shqiptare. Interpol Tirana është në komunikime të vazhdueshme me autoritetet spanjolle në lidhje me hetimet për këtë rast. Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë shkruar edhe mediat spanjolle, sipas të cilave Miklovan Dakaj mund të jetë vrarë. Sipas këtyre mediave, një mesazh i ishte dërguar familjes së 30-vjeçarit shqiptar pak kohë më parë, ku shkruhej që ‘të mos e kërkojnë më Miklovanin pasi është vrarë dhe trupi është hedhur në bregun e Marbellas”. Njëra nga mediat, “Al Sol de la Costa” shkruan se vrasja e tij mund të ketë lidhje me përfshirjen e tij në trafikun e kokainës në Spanjë. Por ndërkohë, nga Policia Spanjolle nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për rastin.

Sipas medias tjetër “El Espanol”, Policia e Spanjës ka bërë thirrje gjithashtu që të mos përhapen mesazhe ose informacione të pakonfirmuara në lidhje me rastin. Deri më tani në Spanjë nuk ka asnjë person të arrestuar apo të dyshuar në lidhje me rastin. Miklovan Dakaj është zhdukur që prej muajit Maj në rrethana të paqarta.  Dyshimet janë që 30-vjeçari të jetë përfshirë në trafikun e kokainës me klane të fuqishme ndërkombëtare, arsye për të cilën mund të jetë eliminuar./ shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu