Dy shtetase ukrainase janë gjetur pa shenja jete në zonën e “Selvisë” në Tiranë.

Dyshimet  e para janë se ato  kanë ndërruar jetë nga mbidoza e ilaçeve. Ukrainaset janë të moshave 25 dhe 40 vjeç dhe janë gjetur të pajeta nga shoqja e tyre në shtëpi.

Newspower.al mëson se viktimat janë  Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova.  Pranë tyre u gjetën ilaçe.

“Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu