Ballina Aktualitet Giorgia Meloni mbërrin në Samit: Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

Giorgia Meloni mbërrin në Samit: Shqipëria mund të mbështetet tek Italia

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Ajo është pritur nga Edi Rama i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë mes tyre.

Meloni, mbajti edhe një prononcim për gazetarët, duke u shprehur se është e nevojshme që të përshpejtohen procedurat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Ajo më pas u shpreh se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit kanë mbështetjen e Italisë.

“Kemi në përgjegjësi të madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sidomos tani me agresionin  e Rusisë për Ukrainës. Është e rëndësishme të përforcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. Sigurinë kibernetike. Çështje të tjera që Italia është e përkushtuar. Do bëjmë maksimumin, për Roaming dhe çështje të tjera. Mund të mbështeteni për këtë tek Italia,” tha ajo për gazetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks