Ballina Aktualitet Gërmimet në qytetin antik të Bushatit, Këshilli Kombëtar i Tashëgimisë miraton ruajtjen...

Gërmimet në qytetin antik të Bushatit, Këshilli Kombëtar i Tashëgimisë miraton ruajtjen e zonës arkeologjike

Harta arkeologjike e rajonit të Shkodrës është pasuruar me një tjetër sit me rëndësi historike. Në mbledhjen e fundit të Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale është miratuar zonifikimi dhe rregullorja për ruajtjen dhe administrimin e zonës arkeologjike “A” për qytetin antik në Bushat. Lajmi bëhet i ditur nga drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër.

Misioni për gërmimet do të rikthehet sërish në muajin Maj dhe së paku edhe për 5 vite do të ketë angazhim për të zbuluar në detaje këtë qytet të vjetër, ku cdo vit po dalin detaje surprizuese për arkeologët.

Emri i tij mbetet ende i pa specifikuar dhe do të duhen detaje të tjera për të dalë në dritë plotësisht.

Njohja si zonë arkeologjike e kategorisë „A” i jep nje status të vecantë mbrojtje dhe ruajtje qyetit antik të Bushatit. Ky zhvillim pritet të ndikojë në rritjen e interesit për kërkimet arkeologjike dhe për promovimin e trashëgimisë historike të zonës së Bushatit dhe të gjithë rajonit të Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks