Ballina Aktualitet “Gegnishtja është standardi im” – deklarata e deputetes ndez debat të madh....

“Gegnishtja është standardi im” – deklarata e deputetes ndez debat të madh. Reagon Koçeku: S’kam me e lëshue gegnishten teme

Deklarata e deputetes socialiste Marjana Koçeku, e cila ka shprehur publikisht refuzimin për të folur gjuhën standarte dhe zgjedhjen për të përdorur gegnishten, është kthyer në objekt debati të gjerë, kryesisht në Tiranë dhe në rrjetet sociale.

Qëndrimi i saj ka nxitur reagime të shumta, mes mbështetjes dhe kritikave, ndërsa diskutimi është përqendruar te raporti mes gjuhës standarde dhe dialekteve, si dhe te identiteti kulturor.

Pas polemikave, deputetja ka reaguar sërish përmes një statusi publik, ku mbron qëndrimin e saj dhe e lidh zgjedhjen për të folur gegnisht me identitetin personal dhe trashëgiminë familjare.

Statusi Koçekut:

E shoh që asht ngritë stuhi në gotë për hiçgja mbi deklaratën teme pse refuzoj me e folë gjuhën standarde. Di me ju thanë se gegnishtja asht standardi jem. Edhe sikur me m’dhanë malet në njanën dorë e detet n’dorën tjetër, vetë kohën me ma falë, unë s’kam me e lëshue gegnishten teme. Ndoshta ndokush mundet me m’quejtë fanatike apo të prapambetun apo anakronike, po njikohësisht jam edhe romantike, e gjuhës teme. Ju, me zhgjetimet tueja komentesh facebooku, po m’kërkoni për me i hangër fjalët e mue m’duket se po m’thoni me hangër gurët e zallit të lumit ku jam rritë, gurët e kullës teme që gjyshi jem i ka bajtë me ditë të tana n’shpinë, me i hangër vetë paraardhësit e mi. Unë kyt gja nuk mundem me e bâ. Ma parë qindroj në atë gardhin tem t’imtë se t’shkoj e të përtyp asfaltin e bulevardit të Tiranës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks