Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se dy ministra të kabinetit aktual nuk udhëtojnë dot drejt SHBA. Në rrjetet sociale ai deklaron se ata janë futur në listën e zezë të amerikanëve. Kjo sipas tij për shkak se janë nën hetim nga SPAK.

Për të dy, ka dosje me rrethana të rënduara penale. Tendera, koncensione, investime strategjike, favore të inkriminuarve për përfitime elektorale, janë brendi e fashikujve. Natyrisht si pjesa dërrmuese e ekzekutivit janë në hetim për dosje të rënda kriminale. 2025 nisi me rikthimin e veprimeve hetimore në Strukturën e Posaçme për dosjen “Xibraka” ku po hetohet Olsi Rama, në procedim penal të trafikut të kokainës, vëllai i Kryeministrit. Thellimi veprimeve do të sillte edhe  hetim në kuadër të ligjit antimafia për KM”, shkruan Çollaku.

Sipas tij, muajt parazgjedhorë do të jenë intensive në SPAK për politikanë të cilët janë në hetim prej muajsh.

Janë paketë e veprimeve invetiguese prokurorë e gjyqtarë e oficerë të policisë, ministra e deputetë. Procedimet kanë në fokus edhe dosjet e mëdha të sky-enchro, ku përgjimet kanë nxjerrë shumë të dhëna për lidhjet mafioze të pushtetit me krimin e organizuar. Hetimet janë shtuar për vepra të fshehjes së pasurive, pastrim parash, investime nga droga e korrupsioni.Në janar janë mbushur tre vite të regjistrimit të procedimit penal Rama-McGonigal dhe zhvillime të reja janë në prag. Me sa duket Qeveria duhet t’i zhvillojë mbledhjet në SPAK,  pasi do të ketë shumë ftesa për anëtarët e kabinetit”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu