11 rrugë dhe sheshe do të jetë pjesë e skemës së parkimit të automjeteve me pagesë në qytetin e Shkodrës. Kjo u prezantua në degjesën publike të organizuar në sallën e këshillit bashkiak nga administrata vendore. Për pjesën më të madhe të tyre, që i përkasin qytetit, orari do të jetë 08.00 me 16.00, ndërsa Shiroka do të ketë orarin 10.00 me 22.00, ndërsa dy pikat në Velipojë për 3 muajt e verës, do të jetë 24 orë. Tarifa e përcaktuar do të jetë e unifikuar prej 50 lekësh të reja për autoveturat dhe 300 lekë për autobusët.

Degjesa publike ndikuar edhe nga kushtet atmosferike nuk pati qytetarë dhe as oponencë, pasi të pranishëm ishin vetëm administrata vendore.

Qytetarët kanë mundësi të konsultohen me këtë projekt-propozim online, ndërsa pritet që ajo të kalojë për miratim në këshillin bashkiak. Nga këto tarifa përjashtohen personat me aftësi të kufizuara, ndërsa administrimi pritet të bëhet nga një kompani private.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu