Janë betuar në Presidencë kabineri i ri i qeverisë Rama. I pari që ka kryer betimin për marrjen e detyrës ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili merr kështu zyrtarisht mandatin e tij të katërt radhazi, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pas tij, ministrat e rinj të qeverisë janë betuar me radhë duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Republikës. Vihet re se pothuasje të gjithë ministrat janë veshur me të zeza, teksa vihet edhe “mungesa” e “ministres” Diella.

Zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë

U zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave para Presidentit të Republikës. Pas leximit të Dekretit të Presidentit për emërimin e Këshillit të Ministrave, ministrat e rinj u betuan me dorën mbi Kushtetutë sipas formulës së betimit:

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Qeveria e re u dekretua me këtë përbërje:

  1. Edi Rama, Kryeministër; Kryeministri ushtron dhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella

Znj.Belinda Balluku Zv.kryeministër dhe ⁠Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Znj. Albana Koçiu, Ministër i Brendshëm

Znj Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

  1. Petrit Malaj, Ministër i Financave

Z.Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

  1. Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit

Znj. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Arsimit

Znj. Evis Sala, Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Znj, Delina Ibrahimaj, Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

  1. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
  2. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
  3. Andis Salla, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  4. Ervin Demo, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Znj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti dhe Kryenegociatore

Znj. Adea Pirdeni, Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

  1. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu