Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e Xhamllikut. Një gardist pas një sherri me një qytetar ka nxjerrë armën e shërbimit duke e kërcënuar me jetë. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Dorian Kraja, me detyrë gardist është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi ditën e djeshme ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet. Newspower.al mëson se konflikti mes gardistit dhe qytetarit ka nisur për motive të dobëta, se kush do të kalonte i pari në rrugë me makinë. Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po kqyren nga grupi hetimor. Ndërkohë ngjarja është referuar në AMP dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu