Ballina Aktualitet Gara për anëtar të KLP, përfundon afati për aplikim, kush janë dy...

Gara për anëtar të KLP, përfundon afati për aplikim, kush janë dy kandidatët

Përfundon afati për shprehjen e interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se kandidatët në garë janë prokurorët nga shkalla e dytë (Apel), Etien Kapo dhe Ledina Riza.

“Tashmë pritet caktimi i datës kur do mblidhen përsëri prokurorët e gjithë Republikës dhe do zgjedhin njërin prej dy kandidatëve. Fitoftë më i miri!
Po vazhdon ndërkohë edhe nga Parlamenti zgjedhja e anëtarit pedagog për në KLP. Javës tjetër do mësojmë emrin e anëtarit. Këshilli pas disa javësh do ketë numrin e plotë me 11 anëtarë.”, thuhet në reagimin e kreut të KLP, Alfred Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks