Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konstatuar duke iu ofruar qytetarëve, shërbimin e transportit me automjetin e tij, pa qenë i pajisur me lejen përkatëse;
-R. K., 19 vjeç, banues në Velipojë, pasi gjatë kontrollit në subjektin (vendparkim automjetesh) që ai administronte, u konstatua se nuk kishte lëshuar kuponat tatimorë për disa automjete të parkuara.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. M., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 65 vjeç, banues në fshatin Velipojë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 31-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
N. Z., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”;
P. K., A. P. dhe A. G., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
-Më datë 20.08.2025, ka kallëzuar shtetasi L. B., 75 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e tij, në lagjen “Tom Kola”, ku nuk ka banuar gjatë tre muajve të fundit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në vijim të veprimeve të kryera mbi këtë kallëzim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. R., 66 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi rastin, por nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.
-Më datë 19.08.2025, ka kallëzuar shtetasi D. L., 37 vjeç, se në Laç, Vau Dejës, një shtetas që nuk e njeh, e ka goditur me grusht dhe me sende të forta. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.