Ballina Analiza dhe Komente Fushatë përmes posterave dhe ngjyra gri, gazetarja i rendit Benet Becit disa...

Fushatë përmes posterave dhe ngjyra gri, gazetarja i rendit Benet Becit disa pyetje

Nga Eliona Shkreli/

Pashë këtë foton me dy kandidatët për Bashkinë Shkodër, z.Beci për PS dhe z.Spahia për PD!

Nuk po merrem me ngjyrën gri me të cilën është simbolizuar Shkodra nën drejtimin e z.Spahia për 4 vitet e ardhshme meqë dihet përkatësia ime politike…Dua të argumentoj pak si ‘elektorat gri” kësaj here:

  • Çfarë investimesh bëri qeverisja e majtë në këto 10 vite? Teatrin?…Ju këshilloj të shkoni të shihni me sytë Tuaj katin e poshtëm të teatrit, dmth dhomat…të gjitha me myk dhe me lagështirë…investim fasadë!

Qëndrën e Shirokës? Pse vetëm aq meriton vija liqenore? Ku është premtimi për vazhdimin e investimit? Ku janë punimet për zgjerimin e rrugës së Zogajve? Premtim I pambajtur…

Stadiumi? Për të s’po komentoj fare se më vjen me qesh me vedi sepse I kam 2 lek mend sa mos me më hedhë pluhun sysh një investim I tillë sa me mbyll ‘gojët e liga’!

Ku është rruga e Komanit që z.Beci e pati premtimin e Tij kryesor gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet qëndrore ku kandidonte për deputet I Qarkut Shkodër?

Ku ishte z.Beci gjithë këtë kohë, sa herë erdhi në Shkodër të takohej me votuesit e Tij?

Ku ishte z.Beci kur Shkodra përmbytej, sa herë erdhi të vizitonte banorët e përmbytur? Çfarë ndihme u solli atyre? Sa herë e ngriti zërin në parlament për ata banorë, për shpalljen e gjëndjes së emergjencës? Ku ishte dhe është z.Beci që nuk kërkonte e as nuk kērkon dëmshpërblimin e banorëve?

Ku është zëri I z.Beci në parlament për Shkodrën, ku janë investimet për Shkodrën? A duhet këta banorë të bashkisë Shkodër që z.Beci pretendon t’u marrë votat, ta dëgjojnë një herë të vetme t’i kërkojë llogari qeverisë së Tij për neglizhencën dhe braktisjen që I ka bërë Shkodrës gjatë këtyre viteve të qeverisjes së Saj?

Ku ka më gri se kaq o ‘ideatori’ I këtij posteri?

Çfarë ngjyrash mund të sjellë z.Beci për Shkodrën kur nuk e ka ngritur njëherë zërin për problematikat e këtij qyteti?

Shkodrës nuk mund t’ia hedhësh me një poster sepse Shkodra ka treguar gjithmonë se nuk ‘rrehet’ me fasada, me postera shumëngjyrëshe e as me foto elektorale! Shkodra don me e dashtë dhe kjo qeveri ka treguar se vetëm dashni pēr të nuk ka!

Kam frikë se edhe këtë herë ka ‘me ta marrë në kthesë’ kundra-kandidati Yt, gjithsesi përpjekjen bëje që të justifikosh besimin që të ka dhënë shefi yt!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks