Ballina Aktualitet Fundviti, fluks hyrje – daljesh në pikën e kalimit kufitar Muriqan

Fundviti, fluks hyrje – daljesh në pikën e kalimit kufitar Muriqan

Festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri kanë shtuar fluksin e lëvizjeve në doganën e Muriqanit. Sipas të dhënave të fundit të rregjistruara, rreth 21 mijë shtetas kanë kaluar në pikën e kalimit kufitar në Muriqan gjatë 48 orëve të fundit. Mes të cilëve 13 mijë kanë hyrë, si dhe 8 mijë shtetas kanë dalë nga Shqipëria. Nga 13 mijë shtetas, 980 prej tyre kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike.

Vihet re se pjesa më e madhe të cilët kalojnë në Muriqan janë shqiptarë të cilët kthehen në vendlindje për të festuar fetstat e fundvitit me familjarët e tyre. Ndërkohë të shumtë janë edhe shtetas të cilët kanë zgjedhur të lëvizin jashtë Shqipërisë gjatë 2 ditëve të fundit drejt destinacioneve të preferuara për të festuar festat e fundvitit.

Fluksi në këtë pikë të kalimit kufitar pritet të rritet edhe më shumë gjatë fundjavës për shkak të kthimit të emigrantëve. Aktualisht, po punohet me të gjitha kapacitetet me përballimin e fluksit të shtetasve që duan të dalin nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks