Ballina Aktualitet Fundjava me diell popullon Shëngjinin, vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë...

Fundjava me diell popullon Shëngjinin, vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer gjallërinë në bregdetin e Shëngjinit.

Dhjetëra vizitorë nga zona të ndryshme të vendit, por shqiptaret dhe shqiptar të Kosoves kanë zgjedhur të kalojnë ditën në breg të detit, duke shijuar ajrin e pastër, diellin pranveror dhe bukurinë natyrore të qytetit bregdetar.

Bregdeti ishte i mbushur me familjar, të rinj dhe fëmijë që kanë zgjedhur të relaksohen, të bëjnë shëtitje buzë detit apo edhe të provojnë notin për herë të parë këtë sezon. Shëngjini, i njohur për plazhin e tij të gjatë dhe natyrën e bukur përreth, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara për fundjavat pranverore në veri të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks