Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet në fushë gjatë fundjavës që vjen me pesë ndeshjet e raundit të 24-t. FSHF bën me dije se orari i ndeshjes mes Vllaznisë dhe AF Elbasanit ka ndryshuar, duke u spostuar për të dielën në orën 19:30 dhe jo në orën 16:30 siç ishte planifikuar më parë.

Festa e shkodranëve për 107 vjetorin e klubit dhe kërkesa e drejtuesve të Vllaznisë është miratuar nga FSHF-ja.

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të Superligës, Vllaznia – AF Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30. Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër”, bën me dije FSHF-ja. Ky ndryshim bën që veç ndeshjes në ‘Loro Boriçi’, edhe derbi mes Partizanit dhe Tiranës të luhen në një orar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu