Pa rrugë, uje të pijshem, qender shëndetësore dhe probleme të vazhdueshme me furnizimin me energji elektrike.Kjo është situata në fshatin Koljakaj të Njesisë Administrative të Balldrenit në Lezhë.

Në këto kushte jetesa në këtë fshat që ndodhet me pak se 20 km larg qytetit të ngjan si në mesjete. Aksi rrugor i ndërtuar rreth 15 vite me parë eshte shkaterruar, ndërsa në rruget e brendshme nuk është ndërhyre asnjehere.

Mungesa e investimeve ka vështiresuar jetesen e banoreve, duke penalizuar dhe sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë fushore.

Infrastruktura po bëhet shkak për largimin masiv të të rinjve, por edhe me të moshuarit mendojne të njejtën gjë.

E gjithë infrastruktura rrugore e fshatit Koljakaj nuk është më shumë se 5 km, por për te levizur eshte shume e veshtire. Kjo eshte nje situate qe vijon prej vitesh, duke penalizuar rreth 100 familje që jetojnë në këtë fshat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu