Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të dhënë për një hapësirë publike të zënë në Theth. Kreu i qeverisë thotë se bëhet fjalë për një hapësirë të zënë në zemër të Thethit, për të cilin thotë se është referuar në prokurori nga inspektoriati përkatës dhe policia. Por prokuroria, thotë kryeministri, vendosi që të mos nisë hetimet për çështjen dhe të mos shpallë në kërkim personin që e ka kryer këtë shkelje.

Rama: Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor  toke të xanun. Si ka mundësi, si është e mundur që pasi, insektoriati përkatës dhe policia konstatojnë një ndërhyrje të tillë mu në zemër të asaj mrekullie të maleve shqiptare, dhe përcjellin rastin në prokurori, prokuroria nuk shpall në kërkim të menjëhershëm personin, por mosfillimin e çështjes. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur thëthin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar atë që s’mund të kuptoja, pro edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Po ju lexoj si arsyeton zonja e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve e cila presupozohet që duhet të mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli nga individë si ai që ka “plagosur” Thethin në cënim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh, ku është edhe një zonë e mbrojtur. Duke qenë se kthehem nga Vlora, ku vijojmë punën që na obligon një mbështetje historike të marrë atje, po j them si e kemi të pamundur të zhvillojmë në një truall tërësisht shtetëror sepse një prokuror tjetër ka ëvënë pronat shtetërore në sekuestro, që zgjat prej vitesh, e të tilla ka plot. I kërkova Ministrisë së Drejtësisë të veproja menjëherë ndaj zonjës Gjeli që la në baltë shtetin, qytetarët, të gjitha strukturat që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’iu paguar nga taksapaguesit si prokurore. Kam përkuar që çështja e saj t’i përcillet KLP që të shohë dëmin e madh që ka sjellë mosfillimi i çështjes penale interesit publik, e të vlerësojë nëse është e denjë të paguhet nga tasat e qytetarëve. Ky është rasti i parë që do të pasohet sa herë që përballemi me prokurorë territoresh që paguhen më shumë se mësuesit e policët dhe tradhtojnë me paaftësi dhe padituri, apo edhe qëllim, me paturpësi tradhtojnë interesat e shtetit dhe qytetarëve”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu