Shqipëria do të përballet me Letoninë në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, me të dy trajnerët që kanë ndarë mendjen për titullarët. Shqipëria renditet në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara. Letonia është në vendin e 3-të me 3 pikë. Sylvinho ka bërë tre ndryshime nga ndeshja kundër Serbisë, luajtur tre ditë më parë. Gjimshiti i pezulluar është zëvendësuar nga Kumbulla, ndërsa Ajeti i dëmtuar nga Ismajli. Ndërkohë Balliu ka marrë vendin e Hysajt, paçka se shkodrani ishte lojtari më i mirë kundër serbëve. Manaj në majën e sulmit me shiritin e kapitenit për herë të parë.
Formacionet zyrtare:Letonia (5-3-1-1): Zviedris; Jurkovskis, Cernomordijs, Balodis; Jaunzems, Saveijevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs; Ikaunieka; Gutkoskis Trajner: Paolo NicolatoShqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Hoxha, Manaj Trajner:Sylvinho