Që në orët e para të mëngjesit, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në Shkodër, ku po kryejnë kontrolle të fokusuara në zonën e Dobracit. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për persona të ndaluar.
Nuk dihet ende nëse operacioni lidhet me një urdhër-arresti të mundshëm të lëshuar nga SPAK, apo nëse është ndërmarrë në kuadër të hetimeve për ngjarjet e ndodhura gjatë muajve të fundit në qytet. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi qëllimin e kontrolleve, ndërsa pritet një njoftim zyrtar gjatë ditës.






