Forcat Speciale RENEA kanë zbarkuar pasditen e sotme në një aksion në Elbasan.

Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Aksioni është bërë për llogari të SPAK.

Kontrollet po bëhen me qëllim kapjen e Suel Çelës në kërkim pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani

Forcat Speciale RENEA në bashkëpunim me forcat e DVP Elbasan kanë zbarkuar në tregun agro- ushqimor në Elbasan. Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet.

Aksioni i zhvilluar te zona e njohur si tregu AgroUshqimor,ende nuk dihet saktësisht cfarë fokusi ka. Tregu është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës, i cili është në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet se ka porositur vrasje. Edhe më herët forcat RENEA kanë mesyrë  në këto ambiente për të ushtruar kontrolle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu