Ballina Aktualitet Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA bastisin shtëpinë e Ervis Martinaj...

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA bastisin shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle mëngjesin e sotëm në banesën e biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.

Efektivat mësohet se kanë mbërritur atje që prej orëve të mëngjesit, ndërkohë që edhe pas kryerjes së kontrolleve, po qëndrojnë në zonë.

Mësohet se grupi i efektivave që ka hyrë në banesën e familjes Martinaj përbëhet edhe nga forca të repartit RENEA, përveç atyre të ndërhyrjes së shpejtë.

Bastitja mësohet se është pjesë e veprimeve hetimore që policia e shtetit po kryen për të zbardhur fatin e biznesmenit të shumëkërkuar i cili u denoncua i zhdukur nga familja e tij në fillim të gushtit të këtij viti.

Gjurmët e fundit të Ervis Martinajt janë disa pamje të kamerave të sigurisë, të datës 7 gusht 2022 ku biznesmeni shikohet duke lëvizur në zonën e zogut të zi në Tiranë.

Bashkë me biznesmenin ka qenë edhe punonjësi i policisë, Jeton Lami, i cili rezulton ta ketë lëvizur të kërkuarin në disa qytete të vendit. Për këtë arsye efektivi i policisë u arrestua vetëm pak javë pas denoncimit për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Ky i fundit para se të denoncohej i zhdukur, ishte shpallur në kërkim nga SPAK me akuzën e vrasjes dhe grupit kriminal në kuadër të dosjes “Plumbi i Artë”.

Drejtori aktual i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka marrë si detyrë nga kryeministri veç të tjerash edhe zbardhjen në një kohë të shkurter të fatit të Ervis Martinajt./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks