Qe Shkodra eshte e padeshiruar kjo tashme nuk perben ndonje çudi per ministrat e kabinetit qeveritar. Sa here ju jepet rasti ata e shprehin dhe madje ne nivele tejet te uleta. Keshtu ndodhi edhe kete muaj, ku brenda pak javesh Shkodra perjetoi dy ngjarje te rendesishme. Fillimisht dekorimi me urdherin e larte “Nderi i kombit” nga presidenti i Republikes Bajram Begaj i gjimnazit “28 Nentori”, kjo ne kuader te 100 vjetorit te krijimit te tij. Ngjarja e dyte ishte ajo e ketij 27 tetor qe u shenua 65 vjetori i krijimit te universitetit “Luigj Gurakuqi”, nder me te vjetrit dhe te rendesishmit ne vendin tone. Çuditerisht ne te dy keto ngjarje nuk denjoi te ishte e pranishme ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila edhe per nje tubim te vogel shpejton te jete ne Elbasan, a thua se i gjithe globi rrotullohet drejt atij qyteti. Zonja ministre nuk ka kohe per Shkodren, jo vetem qe te jete e pranishme, por se paku as per te shkruar dy rreshta ne rrjetet e saja sociale si ministre, per dy ngjarje, dy data qe i perkasin historise se arsimit shqiptar dhe jo vetem Shkodres. Nuk ja ka fajin Shkodra ministres ne fjale per historine qe ka dhe ate qe ka percjell ne rrjedhat e shekujve, qe zonjes Kushi i rendojne kaq shume. Te mos denjosh te nderosh keto ngjarje eshte dashakeqesi dhe asgje me shume dhe shpikjet me axhenda e takime te rendesishme nuk te pijne me uje kur me mundesi se paku ta shlyesh veten me pak rreshta mirenjohje e falenderimi. Shkodra ben edhe pa ju zonja ministre qe karrigen e keni te perkohshme, ndersa ky qytet dhe arsimi ne te eshte i shenjuar per te mbetur perjete!
Ballina Analiza dhe Komente “ Fobi” nga Shkodra! Dy ngjarje te rendesishme bojktohen nga ministrja e...






