Ballina Aktualitet Fluks i lartë mjetesh në superstradën Milot–Lezhë, trafik i rënduar edhe në...

Fluks i lartë mjetesh në superstradën Milot–Lezhë, trafik i rënduar edhe në hyrje të qytetit të Lezhës

Superstrada Milot–Lezhë po përballet me fluks të lartë automjetesh në ditën e dytë të Vitit të Ri, duke shkaktuar trafik të rënduar. Më problematike paraqitet situata në degëzimin e Fushë-Milotit si edhe në hyrje të qytetit të Lezhës, ku qarkullimi i mjeteve është i ngadalësuar dhe në disa momente ka pasur ndalesa të gjata.

Në rëndimin e trafikut ka ndikuar ndjeshëm edhe moti i paqëndrueshëm me reshje shiu, i cili ka përfshirë zonën e Lezhës gjatë gjithë ditës së sotme, duke vështirësuar kushtet e lëvizjes dhe duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.

Fluksi i automjeteve lidhet kryesisht me kthimin e qytetarëve pas festave të fundvitit, si dhe me lëvizjet drejt zonave malore dhe Malit te Zi.

Për menaxhimin e situatës, Policia Rrugore ka shtuar praninë në terren, duke u vendosur në disa pika përgjatë superstradës Milot–Lezhë.

Efektivët po punojnë për orientimin e qarkullimit, disiplinimin e trafikut dhe lehtësimin sadopak të lëvizjes së mjeteve, ndërkohë që u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve atmosferike

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks