Kristian Preka, pronari i restorantit në Velipojë ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ai tregon se investimin e ka kryer me mundin e 10 viteve që ka punuar në Gjermani, dhe se nuk i ka borxh askujt.

“Mbrëmë në orën 03.00 të natës më ka marr vëllai në telefon, pasi kanë hedhur lëndë plasëse në restorant. Është hera e dytë që ndodh dhe që prej herës së parë vëllai rri këtu. Autori sic duket edhe në kamera ka qënë i maskuar, ka dalë pas lokalit dhe ka hedhur lëndë plasëse. Fatmirësisht vëllai ka qënë pak më larg se ku ka ndodhur shpërthimi dhe nuk ka marrë dëmtime fizike. Nuk kemi konflikte me asnjë, unë jam emigrant në Gjermani prej 10 vitesh me nënshtetësi. E kam parë të arsyeshme të investoj në vendin tim. Shife cfarë ndodh! raporton newspower.al.

Jam shumë i zhgënjyer, të punosh 10 vite dhe të vish të investosh këtu dhe të të ndodh kjo, të të sulmojnë pa i patur njeriu asnjë detyrim. Shpresoj që policia të merret me këtë ceshtje sepse është hera e dytë që ndodh dhe të mos mbesin gjërat në këtë pikë, po të gjenden autorët, ka perfundunduar prononcimin e tij per newspower.al.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu