Ballina Aktualitet Flakët përfshijnë kabinën elektrike në qendër të Shkodrës

Flakët përfshijnë kabinën elektrike në qendër të Shkodrës

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në rrugën “28 Nëntori”, në qendër të Shkodrës.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja e tyre është vështirësuar për shkak të rrugës së bllokuar nga makinat e parkuara në të gjithë gjatësinë e saj. Pavarësisht pengesave, ata kanë arritur të neutralizojnë flakët duke përdorur metoda alternative.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa institucionet përgjegjëse po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Ky nuk është rasti i parë i një kabine elektrike që digjet në Shkodër gjatë muajve të fundit. Për shkak të mbingarkesës, edhe në fundin e vitit 2024 janë regjistruar disa incidente të ngjashme në zona të ndryshme të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks