ava e 34-te e Superiores ka vendosur një tjetër verdikt sa i përket luftës për pjesëmarrje në “Final Four”. Pas Egnatias dhe Dinamos, edhe Vllaznia i është bashkuar matematikisht në fazën e luftës për titull këtyre dy skuadrave.

Shkodranët mundën Dinamon 3-0 dhe u ngjitën në kuotën e 55 pikëve kur mbeten për t’u luajtur edhe dy javë deri në fund të fazës së rregullt të kampionatit. Kaq u mjafton kuqebluve, që të kenë sigurinë matematikor të “Final Four”.

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë komentoi fitoren 3-0 ndaj Dinamos.

“Pas fitores është e thjeshtë të analizosh dhe të flasësh pozitivisht, javën e fundit patëm një javë të dobët. Jam i lumtur unë dhe gjithë stafi, kemi bërë një përgatitje të mirë për këtë ndeshje dhe e merituam fitoren, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet.

Kishim opsione të rrinim shumë lart, por ata bënë disa gabime dhe kishim mundësinë të shkonim në kundërsulm. Siç e dimë të luash kundër Dinamos nuk mund të bësh çdo gjë.”, u shpreh Brdaric.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu