Fitojnë Tirana dhe Partizani duke e shtyrë sërish diskutimin për çështjen e titullin edhe pse bardheblutë janë më pranë pasi koha punon në favor të tyre. Sukses i rëndësishëm për kampionët në Kurbin që shkatërruan 3-1 Laçin me golin e Hasanit dhe dopietën e Hilës, që të dy mungesa shumë të rëndësishme të skuadrës së Shehit në derbin e kryeqytetit.
Goli i parë zhbllokoi ndeshjen në fraksionin e parë kur Hasani me nuhatjen e një bomberi gjeti momentin dhe kohën për ta ndalur topin në rrjetë ndërsa në të dytën Hila me portën bosh dyfishoi e bëri të njëjtën gjë pak minuta më vonë pas asistit të Abazajt. Me këtë fitore Tirana shkon në kuotën 63 ndërsa Partizani e ndjek me 61.
Të kuqtë kaluan Vllazninë 2-1 me golat e Sotës dhe Rrapajt ndërsa Bekim Bakaj gjeti rrjetën e dytë personale këtë sezon me shkodranët që mbeten në vendin e katërt por tashmë me vetëm 1 pikë diferencë nga Teuta që kaloi Kastriotin ku shpresat për mbijetesë duken të vakëta.
Nuk përfiton Bylis që barazon 1-1 me Kukësin duke qëndruar në zonën e ftohtë me 2 pikë më pak se Erzeni që humbi në trasnsfertën e Rrogozhinës 3-2.






