Borussia Dortmund përfiton nga dhurata që i bëri Leipzig ditën e djeshme duke arritur një fitore shumë të rëndësishme në Bundesliga.
Me dy golat e Sebastian Haller, sulmuesit afrikan që mposhti kancerin, sëmundje me të cilën luftoi që prej muajit gusht, “grerëzat” shtuan edhe një me Brandt dhe thyen Augsburg duke u ringjitur në krye të klasifikimit për të zbritur Bayern Munchen në vendin e dytë.
Kur duhet edhe një javë nga fundi i kampionatit, verdhezinjtë bënë detyrën edhe pse e patën shumë të vështirë në një transfertë aspak miqësore por tashmë kanë armik vetëm veten pasi në javën e fundit presin Mainz dhe Bayern Munchen udhëton në Koln.






