Kushtet e paqëndrueshme të motit i penguan besimtarët mysliman të Shkodrës të falen në sheshin qëndror të qytetit dhe ceremonia e faljes së Fiter Bajrami u krye në xhami. Pas një muaji agjerimi e lutjesh, ku cdo besimtar pati mundësinë të afrohet më shumë me Zotin, sot gëzojmë Fiter Bajramin, i cili na fton të ecim në këtë rrugë tha në mesazhin e tij myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. Cdo ligj tokësor ka ndryshuar në rrjedhën e historisë, e do të ndryshojnë, por vetëm ai Kurani dhe Islami nuk kanë ndryshuar vijoi më tej Sytari.

Një apel të fortë dhe kritikë për ata që qëndrojnë indiferent përballë krimeve njerëzore, myftiu i Shkodrës e kishte për situatën që po ndodh në Gaza, të cilën e cilësoi makabre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu