Ballina Kulture Filmi “Sofia” i Eduart Grishaj shfaqet në shtëpi, në Shkodrën a artit...

Filmi “Sofia” i Eduart Grishaj shfaqet në shtëpi, në Shkodrën a artit dhe kulturës

“SOFIA” filmi që mban firmën e regjisorit malësor Eduart Grishaj u shfaq premierë mbrëmjen e 6 Nëntorit në shtëpinë e vet, në Shkodër. Që në publikimin e parë të datës interesi për ta ndjekur këtë film ishte i madh dhe këtë e treguan dyert e kinema Millenium, që u dynden nga qytetarë të të gjitha grupmoshave për ta parë këtë realizim. Filmi, që sjell përplot emocione duke ngërthyer në vete dramë, luftë e histori, ka një kast të mrekullueshëm të aktorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e po ashtu nga Serbia. Ngjarjet zhvillohet në dy kohë të ndryshme: atë të viteve 1940 dhe Shqipërinë e sotme. Regjisori Grishaj tha se e kishte të arsyeshme të realizonte një film të tillë, për të përceptuar më lehtë nga të gjithë brezat historinë që dëshiroi të tregonte.

“Është një film që për mendimin tim tregon një histori shqiptare të jashtëzakonshme, histori që unë e pashë të arsyeshme për ta bërë film. Është një histori që tregon që ne shqiptarët kemi zemër të madhe, kemi tradita, të paktën i kemi pasur ato, por fatkeqësisht mendoj që vitet e fundit ne i kemi humbur pak por gjithsesi bëra një film që të tregoj se ne nuk jemi njerëz që vritemi me njëri-tjetrin, nuk jemi njerëz që duhet të bëjmë vetëm për gjakmarrjen por kemi edhe gjëra të jashtëzakonshme, sidomos brezi i të rinjve që duhet t’ia tregojmë. Mendoj që duke bërë film është shumë e lehtë për të gjitha brezat për ta përceptuar atë histori që kam dashur të tregoj unë. Burimi i parë ka qenë një histori e vërtetë e At Zef Pllumit i cili ka shërbyer në veriun e Shqipërisë dhe atëherë ka ndodhur historia kur një ushtar jugosllav shkon në shtëpinë e një gruaje që quhej Sofilekia dhe Sofilekia e mban atë në shtëpi pavarësisht që ajo merr vesh që është ky që i ka vrarë djalin por pjesa e dytë e filmit, se filmi është me dy kohë të ndryshme është e frymëzuar nga të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur mes Shqipërisë dhe fqinjëve tanë.

Roli kryesor në këtë film iu besua aktorit nga Shqipëria, Antonio Kodrinaj, i cili është djali që dashurohet me vajzën serbe, pavarësisht se e kishte të pamundur për shkak të historisë së kombeve.

“Unë jam ai djali i ri shqiptar që dashurohet në vajzën serbe që vjen në Shqipëri për të gjetur rrënjët e stërgjyshit që ka pasur këtë historinë me Sofinë, që vjen nga një histori e viteve 1940 të luftës që njëkohësisht jepet historia e vjetër bashkë me historinë e tashme. Thjesht jam ai që dashurohet me vajzën dhe kaq, dashuria lulëzon”, tha ai.

Mes kastit si Rozafa Celaj, Antonio Kodrinaj, Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Çun Lajçi, Arbana Osmani etj, bie në sy dhe pjesmarrja e aktores së madhe Tinka Kurti. Filmi do të ketë disa premiera edhe për diasporën shqiptare. Ky është filmi i pari me metrazh të gjatë i regjisorit Eduart Grishaj. Filmi ka marrë disa çmime ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks