Nis largimi i emigrantëve drejt tokës helene. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës këtë 2 janar vihet re një fluks i shtuar i automjeteve të cilat i drejtohen Greqisë pasi kanë kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga PKK Kapshticë autoritetet shqiptare punojnë me kapacitete të plota 4 në dalje dhe 3 të tilla në hyrje.

Deri më tani nuk raportohet  për probleme përveç faktit që fluksi shkakton radhë dhe pritje.

Ende nuk mund të flasim për fluks të lartë i cili mund të shkaktojë edhe vonesa, megjithatë në pritet të jetë në ditët vijuese që numri i automjeteve të rritet ndjeshëm.

Ndërkohë që ka edhe emigrantë që për të shmangur pritjet përdorin PKK Qafë Thanë për të mbërritur në Selanik.

Sipas të dhënave, më 1 janar në Kapshticë kanë hyrë 1343 shtetas dhe kanë dalë 2617.

Ndërsa në Qafe Thanë, kanë hyrë 1492 dhe kanë dalë 1904 shtetas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu