Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë. Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës. Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.