Shkodra mirëpriti për 2 ditë me radhë festivalin ndërkombëtar të Orkestrave Frymore. Edicioni i tretë i një prej ngjarjeve më të rëndësishme artistike bëri bashkë orkestrat frymore të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Rrugët e kryeqëndrës së veriut u pushtuan nga magjia e muzikës.
Ndër vite, Shkodra është njohur si një ndër qytetet me trashëgiminë më të pasur kulturore shqiptare. Aty u krijua banda e parë frymore e cila në vitin e largët 1878 pati debutimin e saj. Mbi këtë themel u ndërmor kjo iniciativë që solli larmi aktivitetesh dhe performancash artistike.

Miqtë nga Durrësi, Berat dhe Tivati i Malit të Zi e cilësojnë si një prej përvoja më unike këtë bashkim të orkestrave frymore në Shkodrën e artit dhe kulturës.

Një përshëndetje për miqtë e dha në cilësinë e kryebashkiakut edhe Benet Beci, i cili premtoi mbështetje për vazhdimësinë e kësaj tradite.

Përformancat në sheshet kryesore të qytetit dhe marshimi në rrugët e Shkodrës u ndoq dhe duartrokit nga qytetarë e turistë të shumtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu