14 gjimnaze dhe 23 projekte të të rinjve, u prezantuan në Festivalin e Shkencës që u mbajt në Shkodër, nga zyra vendore e arsimit. Kreativiteti, mendimi kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve të shkollave të mesme, erdhen të prezantuara përmes projekteve inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë.
Një pjesë e tyre janë frymëzuar nga jeta e përditshme dhe problemet që konstatojnë në qytetin e Shkodrës, për t’i sjellë përmes këtyre projekteve me zgjidhjet përkatëse, sic është rasti i “Smart City” nga shkolla “Adem Haxhija”, Postribë, Ndikimi i përmbytjeve në Anë të Malit nga shkolla “Idriz Hoxha”, apo sistemi paralajmërues për përmbytjet në qytet, nga shkolla “Jordan Misja”.
Të tjerë kanë prekur fushën e mjekësisë, ndikimin teknologjik dhe ndihmën që mund të vijë prej saj në metodën e re të mësimdhënies.
Për zyrën vendore të arsimit, ky prezantim është dëshmi e arritjeve që ka Shkodra në arsimin shqiptar. 3 projektet fituese do të prezantojnë Shkodrën në festivalin kombëtar të shkollave të Shqipërisë.






