Nga data 23 deri më 26 korrik 2025, Shkodra dhe Tirana do të jenë epiqendra e artit bashkëkohor muzikor, duke mirëpritur edicionin e 8-të të Festivalit të Muzikës Moderne. Kjo ngjarje kulturore e përmasave ndërkombëtare sjell së bashku artistë të njohur nga Shqipëria, Italia dhe Amerika Latine, në një festë që synon të promovojë muzikën moderne në hapësirat publike shqiptare. Festivali do të hapet zyrtarisht më 23 korrik në sheshin para Teatrit “Migjeni” në Shkodër, me një koncert të veçantë nga Big Band Shkodra dhe një ansambël i përzgjedhur muzikantësh e solistësh ndërkombëtarë.

Me një program të pasur dhe pjesëmarrje ndërkombëtare, edicioni i sivjetshëm i Festivalit të Muzikës Moderne pritet të sjellë një atmosferë unike artistike në dy nga qytetet më të rëndësishme të vendit, duke i dhënë ritëm verës shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu