Ballina Kulture Festivali i këngës për fëmijë/ 11-vjeçarja Nikol Çabeli u shpall fituese e...

Festivali i këngës për fëmijë/ 11-vjeçarja Nikol Çabeli u shpall fituese e edicionit të 61-të

Nikol Çabeli me këngën “Coco im” u shpall fituese e edicionit të 61-të të festivalit Mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkodër.

Për 3 netë radhazi teatri “Migjeni” i Shkodrës u kthye në skenën e madhe të fëmijëve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Mes 20 interpretimëve të zërave më të bukur fëminor nga mosha 5 deri në 11 vjeç, Nikol Çabeli, 11 vjeçarja nga Gjirokastra që e kishte pjesmarrjen e parë të sajën në këtë festival, mori pikët maksimale nga juria që ishin vetë fëmijët.

Për drejtorin e festivalit Ermir Zoga, rrugëtimi mbi 6 dekada i kësaj feste të madhe të fëmijëve, është dëshmia më e bukur se Shkodra do të vazhdojë ta ruajë këtë traditë.

Eriona Rushiti nga ky festival doli me 2 çmime, si autore e tekstit dhe muzikës së këngës fituese dhe e çmimit “Kujtim Alija”. 

Me cmim të dytë u vlerësua kënga “Mama” nga Emili Dervishi dhe çmim të tretë kënga “Superstar” Gedis Germani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks