Këtë vit pritet të zhvillohet edicioni i 14-të i Festivalit të Filmit “PriFest”. Deri më tani janë prezantuar filmat që do të garojnë për çmimet kryesore, gjithashtu është prezantuar edhe një risi.
Tashmë çmimi kryesor “Hyjnesha e Kuqe” do të mbajë emrin “Vjosa Berisha” dhe do të nisë të ndahet nga ky edicion. Ky çmim vjen në nder të themelueses që humbu betejën me sëmundjen e rëndë.
Edicioni i 14-të i “PriFest”-it do të mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë, Vjosa Berisha.