Festa Kombëtare e Austrisë, ka mbledhur në Shkodër personalitetet me të larta të pushtetit vendor, perfaqesues te institucioneve, ndërkohe që nuk ka munguar as prezenca e Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri, Christian Steiner.
Konsulli i nderit i austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza gjatë fjalës së mirëseardhjes, foli për rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe rolin e Austrisë në shpalljen e pavarësisë. Ndersa ambasadori Steiner theksoi momentin kyç që vendi ynë pati sivjet në çeljen e negociatave dhe mbështetjen austriake.
Konsullata Austriake në Shkodër është rihapur në vitin 2004, si shenjë e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve që ekzistojnë mes Shkodrës dhe Austrisë prej shekujsh.






