Puka mirëpriti ndalesën e tretë të edicionit të dytë të Fest Folk, festivalit që prej dy vitesh udhëton nëpër bashkitë e qarkut Shkodër për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë tonë kulturore.

Në një atmosferë të mbushur me këngë, valle dhe art tradicional, festivali solli në skenë emra të njohur të muzikës, artistë të zonës, grupin artistik të Shkodrës dhe mjeshtrat e mëdhenj Frederik Ndoci, Bashkim Alibali, Mukadez Çanga etj. Për organizatorët, ky festival është më shumë se një aktivitet artistic, është një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen dhe një nxitje për të mos harruar rrënjët tona.

Nga këngët dhe vallet tradicionale, te artizanati dhe ritualet popullore, gjithçka në këtë festival ishte një dëshmi e gjallë e pasurisë shpirtërore të Pukës dhe të mbarë qarkut Shkodër.

Fest Folk vijon rrugëtimin e tij në bashkitë e tjera të qarkut, me një mision të qartë: të mbajë gjallë kulturën tonë, duke e kthyer në një vlerë të prekshme për brezat që vijnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu