Ne qarkun e Shkodrës kerkesa per subvecione shënoi nje rritje te lartë.
Përfaqësuesi i Agjencisë Rajonale shprehet se ka një rritje edhe të fermereve të regjistruar.
‘’Të gjithë fermerët janë asistuar dhe kanë shprehur shumë interes për të aplikuar në skemat Kombëtare.
Kishim aplikime 3620, pra ishte një rritje goxha në krahasim me vitin e kaluar’’.
Formularët e fermerëve në bashkinë Shkodër kryesojnë aplikimet.
‘’Peshën kryesore e mban qarku i Shkodrës.
Nëse vitin e kaluar kishim 3888 aplikime, këtë vit janë 4562”.
Mungesa e hipotekës së pronës sjell shpesh skualifikimin nga përfitimi.
‘’Problemet janë ato që kemi ngritur vazhdimisht.
Një pjesë e fermerëve edhe penalizohen për cështjen e dokumentacionit të pronësisë së tokës’’.
Aplikimet per subvecionet u hapen me datë 27 mars dhe u mbyllen me 19 prill.
Tashmë në AZHBR do të nisë nisë verifikimi i dokumentacioneve.