Dosja ‘Gërdeci’ do të kalojë për gjykim. Ky është vendimi që u mor sot në seancën paraprake të GJKKO që e bën ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu zyrtarisht të pandehur. Deputeti Mediu nuk është paraqitur në seancën paraprake të ditës së sotme, por u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës. E pranishme në seancë ishte edhe familja Durda. SPAK u përfaqësua sot me tre prokurore, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Klodian Braho. Seanca paraprake u zhvillua për të vendosur nëse çështja e Gërdecit do të kalojë ose jo për gjykim. Më herët ish-ministri Mediu nuk ka qenë i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu