Në fokus të bashkëbisedimit online me qytetarët mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama kishte krizën energjetik se i dhe ndërtimet pa leje. Fjalën tij kreu i qeverisë e nisi me një premtim për zjarrfikësit, mjekët, infermierët dhe mësuesit, për të cilët tha se me buxhetin e ri të vitit të ardhshëm është parashikuar që të kenë sërish një rritje rroge.

Sa i takon shtyrjes së fashës së energjisë elektrike për 800 kilovat, kryeministri Edi Rama tha se kjo shtyrje për muajin tetor u bë për dy elemente, i pari që kishte të bënte me shtimin e sasive të reshjeve dhe së dyti se nevoja për energji ishte më e ulët se parashikimi i kryer. Por megjithatë, Rama tha se në nëntor fasha do të vendoset në bazë të parametrave. Duke ju përgjigjur qytetarëve, Rama tha se të ardhurat që vijnë nga shitja e energjisë elektrike, përdoren për të mbrojtur qytetarët nga çmimi i real më të cilin blihet energjia.

I pyetur për historinë e faturave afrofe Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një histori që i përket së shkuarës.

‘Historia e faturave afrofe është histori që i përket të shkuarës. Ka fatura të cilat vendosen sipas një mesatare të konsumit. Por dhe numri i tyre është një numër i vogël. Në të gjitha ato shumë pak raste apo keqkuptimi ka një kanal ankimimi.’- tha Rama.

Rama iu përgjigj edhe një qytetari i cili tha se vendi ynë ka mjaftueshëm burime ujore sa të sigurojë vetë energjinë elektrike duke thënë se pavarësisht këtij fakti, sërish kemi nevojë për import.

‘Me kapacitetet që ka sot Shqipëria nuk prodhon më shumë se 75% të maksimumit të saj që do të thotë që 25% duhet patjetër të bëhet me import.’- u shpreh Rama.

Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fashën 800 kilovat që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Megjithë përmirësimin e lehtë të situatës, kryeministri Rama nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu