Nga Salvator Gjeçi
Kuj ti ankohemi për Manastirin
Dje isha në shkodër me mikun tim Preng Pepa. Ndër punët e tjera vendosem te vizitonim “Pjacen” e qytetit të vjeter. Pasi u futem rrugicës që të çon te “Kisha e Madhe” patem një dëshirë të përbashket, të vizitonim një objekt që lidhet me një ngjarje të madhe për të gjithë shqipetaret: ALFABETIN tonë. Kishim shkuar para disa vitesh në Manastir, në Maqedoninë e veriut. Manastirin e kohës së alfabetit e gjetem me emrin Bitolo, dhe nga 96% shqipëtar që ishte atëhere, na thanë se tani kanë mbetur vetem 4%. Kush i hëngri shqipëtaret patem pyetur atje teksa vizitonim shtëpinë ku u vendos se me cilin alfabet do te shkruhej gjuha shqipe.
Në bisedat tona atje u vlersua një fakt: 4% e shqipëtarve të mbetur pa u asimiluar kanë arritur ta ruajn shtepinë ku u perzgjodhen germat tona me të cilat sot e kesaj dite vazhdon të shkruhet gjuha jonë. Sidoqoftë thoja unë me vete edhe nëse ajo makineri asimiluese që ka përpirë shqipëtarët e Manastirit me gjithë emrin e tij, po ta kishte ngrënë edhe shtëpinë e përzgjedhjes së alfabetit të shqipëtarve, prap do të gjenim një ngushllim; shqipëtaret e kanë në Shkoder shtepinë ku u hartua alfabeti, nga françeskanet shqiptar me në krye abatin e Mirdites imzot Prend Doçi.
Duhet ditur se bash ky burrë e nisi të madhin Gjergj Fishta të përfaqsonte alfabetin e shoqërisë “BASHKIMI” në Manastir.
Dje së bashku me mikun tim kërkuam të bëjmë një vizitë te selia e shoqërisë “Bashkimi”, e quajtur ndryshe nga intelektual të ndershen të këtij vendi si, “Akademia e pare e Shkencave të Shqiperisë”. Më në fund e gjetem selinë e “Bashkimit” por e gjetem në mjerim. Nuk na lejohej te futemi as në oborrin e sajë.
I thash dikuj që banonte aty te na hpte deren e oborrit sa për një foto.
– Shko mor zotni mu pergjigj, – nuk du me i hap telashe vetes, as ty.
– Pse, kush jeton ketu e pyeta.
– E hu haaa, mu pergjigj, a nuk mundesh me kuptu gja me kaq sa të thash? Kjo karakatinë asht monument kulture mor ta marrsha, kështu e kanë në inventarë këta që marrin rrogat për këtë punë, por shteti s’ka bythë me e liru. Tash a po shkon se nuk kam terezi me hy në telashe me kerken!
Teksa po i beja nje foto përtej murit rrethues, i pëshpërita mikut tim: Kot ankohemi për “Bitolen”. Ne e paskemi “Bitolen” këtu, na ka hanger të gjithve së bashku me selinë e “Shoqërisë bashkimi” apo si duan ta quajn disa: “Selinë e parë të Akademisë së shkencave te Shqipërisë”.
Mandej thoni ju se ka 35 vjet se ka ra komunizmi që na prishi kishat e Xhamiat.






