Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në Shkodër, besimtarët muslimanë kanë festuar festën e Kurban Bajramit. Në fjalën e tij para faljes së namazit të Kurban Bajramit, zv myftiu i Shkodrës, Arben Halluni, u ndal për të folur për fenomenin e largimit të shqiptarëve. Ai tha se po lënë prindërit të gjallë dhe i gjejnë të vdekur. ‘Thirrja jonë e vazhdueshme është që mos të braktisin vendin dhe të mos largohen pa u përpjekur këtu’ – u shpreh Halluni.
Ikja nuk është zgjidhje dhe nuk mund të presim që të tjerët të na ndërtojnë kombin, sepse ne jemi përgjegjës, ashtu siç janë edhe ata që na drejtojnë – shtoi Halluni.
Falja e namazit të Kurban Bajramit u organizua në sheshin pranë xhaminë Ebu Bekër në qytetin e Shkodrës.