Ballina Aktualitet Falja e Fiter Bajramit në Shkodër

Falja e Fiter Bajramit në Shkodër

Një thirrje për paqe e shpëtim që fton njerëzit të lenë pas mëritë e të lehtësojnë zemrën nga pesha e së keqes. Pas lindjes së diellit, besimtarët myslimanë kurorëzuan një muaj agjërimi dhe adhurimesh me namazin e Fiter Bajramit. Në Shkodër falja u krye në sheshin kryesor të qytetit, ku qindra besimtarë ju bashkuan këtij momenti të rëndësishëm të festës.

Gjatë fjalës së tij, myftiu Sytari u ndal edhe tek fenomenet negative që kanë përfshirë shoqërinë tonë, të cilat vijnë edhe për shkak të devijimit dhe largimit nga besimi.

Për besimtarët kjo ditë shënon shpërndarjen e lëmoshës, solidarizimin me të varfrit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks